58 pacientë të shëruar nga koronavirusi në 24 orët e fundit në Kosovë

15:14 | 22 Tetor 2020

159 është numri i rasteve të reja me koronavirus në Kosovë.

Pos këtyre rasteve, janë shëruar edhe 58 pacientë të tjerë, përcjell ORAinfo.

Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 14.894 raste.

Ndryshe, numri i rasteve aktive me koronavirus në Kosovës është 1.871./ORAinfo/

Komento: