581 raste të reja me COVID në Shqipëri – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

581 raste të reja me COVID në Shqipëri

19:07 | 29 Qershor 2022

Koronavirusi po rikthehet fuqishëm në Shqipëri.

Në Shqipëri, gjatë 24 orëve të fundit, janë regjistruar edhe 581 raste të reja me COVID-19, ndërkaq nuk është raportuar për ndonjë vdekje nga ky virus.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë së Shqipërisë, janë dymijë e 528 raste aktive në nivel vendi.

Janë shëruar edhe 217 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve ka shkuar në 274 mijë e 271 që nga fillimi i pandemisë.

Komento: