6 faktorë që shkaktojnë puçrra dhe akne në gjoks – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

6 faktorë që shkaktojnë puçrra dhe akne në gjoks

08:58 | 02 Nëntor 2021

Ashtu si lëkura në fytyrë, lëkura rreth rajonit të gjirit është gjithashtu e ndjeshme ndaj problemeve të akneve.

Kjo për shkak se lëkura aty dhe rreth thithkave ka folikulat e qimeve dhe aknet nuk janë gjë tjetër veçse infeksion i gjëndrave të flokëve, sa herë që ka sekretim të tepërt të sebumit ose djersitje të tepërt.

Andaj më poshtë i gjeni disa nga faktorët që mund të shkaktojnë puçrra në gjoks.

Sutjena të ngushta

Nëse sytjena nuk është e madhësisë së duhur dhe është më e vogël se madhësia e gjoksit, atëherë bëheni më të prirë ndaj akneve për shkak të lagështisë së shtuar.

Ndryshimet hormonale

Meqenëse ndryshimet hormonale ndikojnë në pjesën tjetër të trupit tuaj, ato gjithashtu ndikojnë në gjoksin tuaj. Rritja e hormoneve mashkullore në trup mund të shkaktojë sekretim të tepërt të sebumit dhe puçrra fytyre.

Stresi

Stresi rrit prodhimin e kortizolit nga trupi juaj i cili rrit prodhimin e sebumit nga gjëndrat dhe shkakton aknet.

Djersitje e tepërt

Nëse jeni një person që djersitni shumë ose ushtroni shumë, atëherë ka më shumë shanse për të bllokuar gjëndrat tuaja dhjamore, dhe rrjedhimisht të keni më shumë puçrra.

Përdorimi i kremrave

Kremrat për heqjen e qimeve, parfumet, deodorantët, depilimi, e të tjera mund të shkaktojnë reaksion të lëkurës dhe kështu të rrisin shanset për infeksion dhe akne.

Infeksion në gjëndrat e gjirit

Infeksioni në gjëndrat e gjirit, veçanërisht gjatë ushqyerjes me gji, mund të bëjë që të shfaqen puçrra me skuqje dhe dhimbje përreth tij.

Komento: