6 raste të reja me koronavirus në Deҫan, vjen reagimi nga kryetari i kësaj komune

17:33 | 26 Korrik 2020

Sot në vendin tonë janë konfirmuar edhe 220 raste të reja me koronavirus.

6 prej këtyre rasteve kanë qenë nga komuna e Deҫanit, duke e ҫuar kështu në 41 numri e përgjithshëm të të prekurve në këtë komunë, shkruan ORAinfo.

Kryetari i Komunës, Bashkim Ramosaj ka njoftuar se këto raste kanë qenë nga katër vendbanime: Deçan 1, Dubovike 3, Prilep 1 dhe Strellc 1.

Ramosaj gjithashtu u ka bërë thirrje qytetarëve për më shumë kujdes, sepse numri i të infektuarve në vend dhe në këtë komunë çdo ditë e më shumë po rritet./ORAinfo/

Postimi i plotë i Kryetarit të Deҫanit:

Nga Istiutitit Kombëtar i Shëndetësisë Publike u njoftuam se edhe gjashtë raste pozitive me #COVID19 sot në komunën tonë

Rastet pozitive janë: Deçan 1, Dubovike 3, Prilep 1 dhe Strellc 1.

Deri më tani numri i të identifikuarve me virusin SARS-CoV-2 ka arritë në 41, prej tyre 4 të shëruar plotësisht. Kurse 37 raste janë akoma aktive.

Ju lutem të keni më shumë kujdes, sepse numri i të infektuarve në komunën tonë çdo ditë e më shumë po rritet, rrespektoni udhëzimet e Ministrisë dhe të Instiutit!

Komento: