64 raste të reja me koronavirus në Kosovë

12:06 | 28 Qershor 2022

Ministria publikon raportin për Covid-19, vazhdon rritja e rasteve.

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë konfirmuar 64 raste të reja me Covid-19.

Raste të vdekjes s’janë konfirmuar, derisa janë shëruar 12 pacientë.

Numri i rasteve aktive ka arritur në 322.

Ndryshe, gjatë 24 orëve të fundit, Ministria ka thënë se janë vaksinuar 63 qytetarë.

Komento: