71 raste të gjuajtjeve me armë në ahengje gjatë gushtit, 70 të arrestuar

10:40 | 09 Shtator 2024
71-raste-te-gjuajtjeve-me-arme-ne-ahengje-gjate-gushtit,-70-te-arrestuar

Ministria e Punëve të Brendshme, gjatë muajit gusht ka pranuar 74 raportime për të shtëna me armë në ahengje.

Përgjatë këtij muaji, janë hapur 121 raste, u konfiskuan 71 armë, 824 municione dhe u arrestuan 70 persona, raporton Klankosova.tv.

Tre person pësuan lëndime.

“Bashkëpunimi është thelbësor në parandalimin e tragjedive që mund të shkaktohen nga gjuajtjet me armë zjarri”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

“Raportoni për festime të lumtura e të sigurta: TEL: 192,  info@kosovopolice.com, Aplikacioni “Lajmëro Policinë”, Në stacionin më të afërt”.

Komento: