772 gjoba për mosrespektim të masave në Kosovë

13:20 | 05 Dhjetor 2020

Policia shqipton 772 gjoba për mosrespektim të masave në Kosovë.

Policia e Kosovës në 24 orëshin e fundit i ka shqiptuar 772 gjoba për shkak të mosrespektimit të ligjit kundër COVID-19.

Qytetarët e Kosoëvs janë të obliguar me ligj që të mbajnë maskat, si dhe është i ndaluar grumbullimi i më shumë se pesë personave në ambiente publike.

Deri më tani, nga COVID-19 në Kosovë kanë vdekur 1 mijë e 73 persona, janë infektuar 41 mijë e 777 dhe janë shëruar 27 mijë e 143 pacientë.

Komento: