800 gjoba për mosrespektim të masave ndaj Koronavirusit

09:34 | 24 Shtator 2020

Shqiptohen 800 gjoba për mosrespektim të masave ndaj COVID-19.

Brenda një dite, policia ka shqiptuar 800 gjoba ndaj qytetarëve të cilët nuk respektuan masat e vendosura për mbrojtje nga COVID-19.

në statistikat e përgjithshme 24 orëshe, policia bënë të ditur se janë shqiptuar 1 mijë e 15 gjoba trafiku.

Ndërkaq, 19 persona janë arrestuar dhe 15 janë dërguar në mbajtje dhe një është dërguar për vuajtje të dënimit, kështu bëhet e ditur në statistikat e policisë.

Kurse, në rrugët e Kosovës vetëm gjatë 24 orëve janë shkaktuar 22 aksidente me të lënduar dhe 38 aksidente me dëme materiale.

Komento: