9 mostra u morën sot në Malishevë, të gjitha rezultuan negative

22:05 | 30 Maj 2020

Sot në Malishevë janë marrë 9 mostra për t’u testuar për koronavirus.

Të gjitha mostrat rezultuan negative.

Komuna e Malishevës ka treguar se të testuarit ishin raste kontakti të të infektuarit të djeshëm me koronavirus.

Njoftimi i plotë i Komunës.

Sot në territorin e Komunës së Malishevës, janë bërë nëntë teste të rasteve të kontaktit për COVID-19, dhe të gjitha testet kanë rezultuar negative. Ky përbën një lajm të mirë për të gjitha këto raste të kontaktit me rastin e djeshëm, ku pas një muaji qetësie në Malishevë, është paraqitur një rast i ri me COVID-19.

Konfirmimi i testeve të cilat kanë rezultuar negative, është bërë përmes komunikimit zyrtar në mes të Komunës së Malishevës dhe Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike.

Gjendja me COVID-19 në Komunën e Malishevës, është si vijon: 77 të prekur, prej tyre 74 janë shëruar plotësisht, 2 raste janë aktive dhe një rast ka përfunduar me fatalitet.

Komento: