9 muaj nga sulmi në Basnjkë dhe vrasja e Policit Afrim Bunjaku, Radoiçiq ende në liri

18:36 | 24 Qershor 2024
9-muaj-nga-sulmi-ne-basnjke-dhe-vrasja-e-policit-afrim-bunjaku,-radoiciq-ende-ne-liri

Afrim Bunjaku, polici i shtetit të Kosovës, u vra sot 9 muaj në Banjskë, pas sulmit që ndodhi nga një grup terroristësh në Veri. Ky rast dhe pjesa që ka pësuar më pas do të mbetet në histori.

Sot 9 muaj, më 24 shtator, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e tha një lajm të kobshëm qysh në ora 7:20 të mëngjesit.

“Rreth orës 3 të mëngjesit sot, në fshatin Banjskë të Zveçanit, është sulmuar policia e Kosovës me ç’rast është vrarë një polic i Kosovës dhe një tjetër është plagosur. I vrari është polic i rendit me gradën rreshter, kurse i plagosuri është pjesëtar i policisë kufitare”, zbuloi Kurti atë mëngjes, duke njoftuar për ngjarjen e rëndë që kishte tronditur jo vetëm veriun, por gjithë Kosovën dhe më tej.

“Në këto momente ende vazhdojnë gjuajtjet me armë zjarri të kalibrave të ndryshëm mbi policinë tonë. Sulmuesit janë profesionistë me maska e të armatosur edhe me armë të rënda”, njoftonte Kurti 9 muaj mw parw.

Kurti e dënoi atë mëngjes sulmin kriminal dhe terrorist.

“Krimi i organizuar me mbështetje politike, financiare dhe logjistike nga Beogradi zyrtar po e sulmon shtetin tonë. Në këtë betejë ne mbrojmë dhe zbatojmë ligjin, mbrojmë dhe ruajmë qytetarët pa dallim dhe Kosovën e pavarur. Kriminelët ekzekutorë dhe urdhërdhënësit e tyre do të dështojnë, do të kapen, gjykohen e dënohen”, deklaronte Kurti.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka deklaruar se ka nisur hetimet për sulmin në Banjskë dhe se, aktualisht, është në proces të mbledhjes së informatave dhe dëshmive në lidhje me këtë rast.

Deri më tani nuk është se janë ngritur aktakuza nga Prokuroai Speciale për personat që kryen sulmin terrosit ne veri përfshirë edhe për Millan Radoiçiq, ish-kryetar i Listës Serbe në Kosovë, i cili edhe u pa që ishte pjesëmarrës në këtë sulem

Derisa ajo që dihet deri më tani është se Milan Radoiçiq po qëndron në Serbi, edhe pse ka fletarrest ndërkombetarë.

 

 

Një ditë pas sulmit, në qendrën e njësive speciale “Enver Zymeri”, Policia ekspozoi armët që ishin përdorur në këtë sulm. Për armët e kapura, Policia njoftoi edhe në faqen zyrtare në Facebook, ku listoi secilën prej tyre.

“8 mina kundër këmbësorisë, 29 zolla të mbushura, 7 zolla të përdorura, 54 predha minahedhëse 82mm, 88 predha minahedhëse 62mm, 75 granata dore, 8 mina antitank, eksploziv plastik 5.5kg, 150 eksploziv dinamit, eksploziv tritol 20 kg, 9 tromblon për pushkë, 23 detonator elektrik, 1 lansues me nitroglicerin, 6 armë e gjatë mitroliz, 30 armë të gjata AK47, 6 armë të gjata me dyrbi, 3 revole, 3 armë të shkurta me shurdhues, 18 shurdhues për AK47, 235 karikator për AK47, 21 antipluma, sasi shumë e madhe e municionit të kalibrit të ndryshëm”, janë të përfshira në këtë listë.

Ndryshe, Milan Radoiçiq është i dyshuari kryesor për sulmet më 24 shtator në Banjskë edhe pse ai kishte pranuar publikisht organizimin e sulmit, megjithatë vazhdon të jetë i lirë pasi është larguar nga Kosova pas sulmit. Ai pas 24 shtatorit dha dorëheqjen nga posti i nënkryetarit të Listës Serbe, partisë më të madhe të serbëve në Kosovë, e cila gëzon mbështetjen e Beogradit zyrtar. Rreth 4 muja më parë Organizata ndërkombëtare e policisë INTERPOL ka lëshuar fletarrestim ndërkombëtar për Milan Radoiçiqin dhe 18 persona të tjerë me kërkesë të policisë së Kosovës për shkak të sulmit terrorist në Banjskë ku humbën jetën katër persona, një pjesëtar i Policisë së Kosovës dhe tre anëtarë të grupit terrorist.

Komento: