9 rastet e reja me koronavirus janë nga këto dy komuna

21:26 | 26 Maj 2020

Janë konfirmuar edhe 9 raste të reja me koronavirus në vendin tonë.

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka njoftuar se sonte janë identifikuar 9 raste të reja me koronavirus në Kosovë.

Sipas IKSHPK-së, të infektuarit me Covid-19 janë nga Komuna e Vushtrrisë dhe nga Gjilani.

“Rastet pozitive janë raste kontakti nga: komuna e Vushtrrisë 8 raste (sipas vendbanimit: 7 raste Vushtrri dhe 1 rast Bajskë) dhe 1 rast me vendbanim në Gjilan”, thuhet në njoftim.

Komento: