
Rreth orës 11:00 pronari i butikut të njohur ‘Charlie-Fashion’, Fehmi Gashi është gjetur i vdekur banesën e tij në Prishtinë.
Policia e Kosovës ka njoftuar se 42 vjeçari ishte gjendur pa shenja jete nga familjarët në banesën e tij në Lagjen ‘Dardania’ në Prishtinë.
“Më datë 23.07.2019 rreth orës 10:50h, Prishtine (L.Dardania) në banesën e tij nga familjarët është gjetur i vdekur personi F.G.,1977, vdekjen e viktimës e ka konstatuar njësia e Urgjencës Prishtinë në vendin e ngjarjes kanë dale njësite e nevojshme policore”, thuhet në njoftimin e policisë.
Lidhur me veprimet është njoftuar Prokurori kujdestar dhe Njësia e Hetimeve Rajonale.
Edhe pse mësohet se biznesmeni i njohur i ka dhënë fund vet jetës, ende nuk dihen shkaqet dhe prapavijat e ngjarjes. /ORAinfo/