Milani i frikshëm po kthehet, dy yje veshin fanellën kuqezi

14:12 | 29 Korrik 2019

Milan do të përballet me Manchester United në Cardiff të shtunën dhe është e mundur që dy transferime të reja mund të jenë pjesë e lojës.

Fjala është për Leo Duarte dhe Rafael Leao,përcjell ORAinfo.

Sipas Sportmediaset, nesër operacioni për mbrojtësin brazilian do të mbyllet përfundimisht. Agjenti Alessandro Lucci do të pritet në vendin e ngjarjes për detajet e fundit.

Flamengo do të marrë 10 milionë euro plus 1 bonus. Duarte mund të kryejë ekzaminime mjekësore të mërkurën. Trajneri i tanishëm Jorge Jesus nga Rio de Janeiro konfirmoi transferimin.

Këto janë orë të fundit edhe për Leao.
Sulmuesi portugez 20-vjeçar do të veshë fanellën e Milanit. Një operacion prej 35 milion euro që përfshin gjithashtu kalimin e Tiago Djalò, me vlerë 5 milion, në Lille.

Një investim i rëndësishëm për sulmin e Rossonerëve./ORAinfo/

Komento: