Punë e kryer, City po e transferon yllin 70 milionësh

16:27 | 29 Korrik 2019

Manchester City, thuhet se është i përgatitur të aktivizojë klauzolën e lirimit prej 67 milionë funte të sulmuesit të Real Sociedad, Mikel Oyarzabal para se të mbyllet dritarja e transferimit të kësaj vere.

Oyarzabal shënoi 14 herë në 41 paraqitje për Sociedad gjatë fushatës 2018-19, ndërsa ai gjithashtu gjeti pjesën e prapme të rrjetit në debutimin e tij konkurues për Spanjën në fitoren 3-0 ndaj Suedisë muajin e kaluar,përcjell ORAinfo.

Sipas AS, City i ka thënë Sociedad se do të paguajë çmimin e plotë të 22-vjeçarit për ta sjellë atë në stadiumin Etihad si zëvendësim për Leroy Sane./ORAinfo/

Komento: