Sulmuesi i madh largohet me lot në sy nga ‘San Siro’: I dua tifozët e Milan, por kjo është jeta

17:35 | 29 Korrik 2019

Sulmuesi i Milan, Patrick Cutrone është nisur për të ekipi i tij i ri, Wolves.
Në ora 15:30, ai mbërriti në aeroport për fluturimin e tij drejt Anglisë.

Para ikjes, Controhe ka dhënë një deklaratë për media, përcjell ORAinfo.

“Unë jam i lumtur, dëshiroj më të mirën për tifozët e Milanit, i dua ata, kjo është jeta. Janë disa vendime që duhet të bëhen, unë do të bëj më të mirën kudo që të shkoj. Tani mendoj vetëm për të shkuar atje dhe për t’u integruar”, ka thënë Cutrone.

Sulmuesi italian gjatë ditëve në vazhdim pritet të zyrtarizohet nga Wolves i cili garon në Premierligë. /ORAinfo/

Komento: