Marrëveshja gati, Milinkovic po transferohet te klubi i madh

21:01 | 29 Korrik 2019

Lotito e pranon, largimi i Milinkovic, i favorshëm për Lazion dhe lojtarin.

Presidenti i Lazios, Claudio Lotito ka konfirmuar se Sergej Milinkovic-Savic mund të shitet, derisa klubi më i interesuar për të mbetet Manchester United. “Ne e shohim interesin edhe te klubit edhe të lojtarit”

Raportohet që Manchester United janë gati për të ofruar 90 milionë euro për mesfushorin serb, plus 10 milionë euro të tjera për agjentin e tij Mateja Kezman.

“Ne do të shohim se si do të rreshtohemi pas largimit të tij”, tha Lotito për Sky Sport Italia.

“Milinkovic ka raporte shumë të mira me klubin, ashtu sikurse klubi me të. Nëse do të kishte oferta që do na prezantoheshin, ne do ti shikonim ato dhe do të bashkëpunonim bashkë për interesin e klubit dhe lojtarit”.

“Ne marrim vendimet që janë të mira për të gjithë. Investimet që ne bëmë verën e kaluar është dashur që të na kualifikonin në Ligën e Kampionëve, por ne duhet të mësojmë nga kjo përvojë”.

Komento: