Urime Milan, nesër sulmuesi i njohur zbarkon në San Siro

23:24 | 29 Korrik 2019

Sulmuesi i njohur do të kryejë nesër kontrollet mjekësore te Milani.

Milani prej kohësh ishte në kërkim të një sulmuesi, dhe atë e ka gjetur në kampionatin francez.

Bëhet fjalë për Rafael Leao, i cili sezonin e fundit u aktivizua tek Lila, në kampionatin francez.

Drejtuesit kuqezi kanë rënë dakord me lojtarin dhe klubin e tij, për transferimin e 20-vjeçarit në “San Siro”.

Sulmuesi portugez do t’iu kushtojë arkave të Milanit plot 30 milionë euro, plus shërbimet e Frenk Cadjut, i cili aktivizohet tek të rinjtë e Milanit.

Lojtari do të udhëtojë nga Franca drejt Italisë, pasi ditën e nesërme mendohet se do të zhvillojë vizitat mjekësore, dhe më pas do të firmosë kontratën me ekipin e ri.

Leao pritet të marrë vendin e të larguarit, Cutrone i cili u transferua te Wolverhempton në Premier Ligë.

Gjithsesi drejtuesit kuqezi janë në kërkim edhe të një sulmuesi tjetër, pasi pritet që nga “djalli”, të largohet edhe Andre Silva.

Komento: