Formacioni ‘bombardues’ i Barcelonës

10:36 | 30 Korrik 2019

Formacionet e mundshme të Barcelonës për sezonin e ri.

Barcelona është tejet e zënë në këtë afat kalimtar, derisa po tenton t’i bëjë edhe disa transferime të tjera për sezonin e ri.

Skuadra katalunase e shpëtoi sezonin e kaluar me triumfin në La Liga, mirëpo kishte dështuar ta fitonte Kupën e Mbretit dhe ishte eliminuar në gjysmëfinale nga Liga e Kampionëve.

Blaugranasit dëshirojnë që t’i ndryshojnë gjërat në këtë verë me transferimet që po i bëjnë, gjersa deri më tani kanë sjell, Antoine Griezmannin dhe Frenkie De Jongun, në formacion bazë.

Barcelona do t’i ketë tri formacione të mundshme për sezonin e ri, ku do të tentojë që ta fitojë tripletën:

Formacioni ideal

Griezmann mund të jetë lideri i ri i sulmit të Barcelonës, pasi Luis Suarez po shkon drejt përfundimit të karrierës. Coutinho, Messi dhe Dembele do ta mbështesnin francezin, ndërsa Busquets dhe De Jong do t’i furnizonin me topa.

Komento: