‘Goditje’ nga Milani, po nënshkruan me dy yjet e mëdhenj

13:11 | 30 Korrik 2019

Duket se Milani është i gatshëm për transferime të reja.

Skuadra e Milan është duke u treguar mjaft aktive në merkaton e verës.

Pas afrimit të Theo Hernandez, por i cili fatkeqësisht pësoi një dëmtim, Rossonerët po synojnë të përforcohen edhe me disa emra të tjerë.

Rafael Leao i Lille dhe Angel Correa i Atletico Madrid janë dy emrat që thuhet se Milan do të nënshkruajë me ta.

Sipas raportimeve të ‘Gazzetta dello Sport’, Leao do të mbërrij në ‘San Siro’ këtë javë.

20 vjeçari do të mbulojë hapësirat e lëna nga Patrick Cutrone, i cili zyrtarizoi kalimin te Ëolverhampton.

Por, edhe përkundër faktit se Leao mund të transferohet qysh këtë javë, skuadra e Milan nuk do të heq dorë nga argjentinasi Correa.

Milan pritet të ofrojnë 40 milionë euro për yllin e Atletico Madrid. Kjo shifër mund të shkojë deri në 48 milionë me bonuset.

Një emër i tretë që do të afrohet tek Milan brenda këtyre 48 orëve, të paktën sipas raportimeve, është ai i Duarte.

Komento: