Milani bën goditjen e madhe: Transferi i ri arrin në San Siro

13:48 | 30 Korrik 2019

Asnjë koment dhe asnjë buzëqeshje. Rafael Leao nuk u përgjigj në asnjë nga pyetjet e gazetarëve të pranishëm në aeroportin Malpensa në Milano.

I veshur me një kostum të bardhë dhe gri, i shoqëruar nga rrethimi i tij, ai marshoi kështu pa bërë asnjë koment, përcjell ORAinfo.

Sulmuesi Portugez do të bëhet zyrtarisht një lojtar i Milanit nesër, i gatshëm për të zënë vendin përkrah Piatek.

Testet mjekësore do të bëhen nesër në mëngjes, dhe më pas ai pritet të nënshkruajë kontratën me kuqezinjtë./ORAinfo/

Komento: