Duket se Arsenali është pranë një transferimi të ri.
Nicolas Pepe do të arrijë në Angli sot teksa lëvizja e tij rekord te Arsenali pritet të finalizohet.
Topçinjtë kanë kaluar 48 orët e fundit në bisedime me përfaqësuesit e Pepe pasi ranë dakord për një marrëveshje rreth 85 milionë euro me Lille për sulmuesin 24-vjeçar.
Ekzistojnë disa detaje të vogla që duhet të arriten mes klubeve, por thuhet se Pepe ka planifikuar udhëtimin nga Franca në Angli për ditën e sotme që t’i nënshtrohet vizitave mjekësore.
Ai më pas do të nënshkruajë një marrëveshje pesë-vjeçare, ku do të përfitojë rreth 150 mijë funte në javë.
Gjithashtu, anësori do të jetë i gatshëm për ndeshjen hapëse në Premierligë, ku Arsenal e luan ndaj Neëcastle më 11 gusht.