Liverpooli në telashe, përplasje mes lojtarit dhe trajnerit

14:18 | 30 Korrik 2019

Ka filluar një periushë me probleme për Liverpoolin.

Virgil van Dijk ka zbuluar se ai dhe Jurgen Klopp kishin një përplasje mendimesh gjatë humbjes 3-0 të Liverpoolit nga Napolii.

Kampionët evropian u mposhtën nga skuadra e Carlo Ancelottit gjatë një ndeshje para-sezonale, ku më përpara kishin mundur Tranmere dhe Bradford, por humbën nga Borussia Dortmund, Sevilla dhe tani Napoli, dhe me një barazim kundër Sporting Lisbonës.

Pasi Napoli realizoi golin e epërsisë 1-0 përmes Lorenzo Insigne, holandezi, 28 vjeç, pati një grindje me trajnerin gjerman.

I pyetur se çfarë kishte të bënte me incidentin, Van Dijk i tha Mail: “Vetëm gjëra… midis meje dhe tij”.

“Nuk është e nevojshme të zbulohet se çfarë. Unë mendoj se të gjithë duhet të komunikojnë me njëri-tjetrin”.

“Ndonjëherë ju duhet t’i tregoni dikujt të vërtetën, kështu është”, tha qendërmbrojtësi i ‘Të Kuqëve’.

Komento: