Ylli i madh nënshkruan me Arsenalin

15:35 | 30 Korrik 2019

Arsenali ka nënshkruar me një super-lojtar.

Nicolas Pepe ka arritur në Londër për ta kompletuar transferimin e tij te skuadra e Arsenalit.

Anësori i Lille është fotografuar gjatë hyrjes në kompleksin e klubit londinez, bashkë me fotografin e ‘Topçinjëve’, Stuart MacFarlane.

Arsenal kaluar 48 orët e fundit në bisedime me përfaqësuesit e Pepe pasi ranë dakord për një marrëveshje rreth 85 milionë euro me Lille për sulmuesin 24-vjeçar.

Ai më pas do të nënshkruajë një marrëveshje pesë-vjeçare, ku do të përfitojë rreth 150 mijë funte në javë.

Ndërkohë, gazetari i njohur Fabrizio Romano [i cili punon së bashku me Di Marzion] ka konfirmuar se Pepe ka nënshkruar kontratën me ekipin e Unai Emery dhe zyrtarizimi pritet pas pak momenteve.

Gjithashtu, anësori do të jetë i gatshëm për ndeshjen hapëse në Premierligë, ku Arsenal e luan ndaj Neëcastle më 11 gusht.

Komento: