Dybala te United, Juve po transferon tjetër sulmues të madh

16:01 | 30 Korrik 2019

Juventus, janë të gatshëm të përfshijnë Paulo Dybala në negociatat e transferimit me Manchester United pasi synojnë të nënshkruajnë një marrëveshje për Romelu Lukaku.

Sipas burimeve, United dëshiron 83 milion € për sulmuesin belg por nuk mund të ketë lëvizje në atë çmim nëse Djajtë e Kuq të interesohen të shtojnë Dybala në skuadrën e tyre,përcjell ORAinfo.

Maurizio Sarri dëshiron që Lukaku të jetë qendërulmuesi i tij kryesor në fushatën 2019-20, me Cristiano Ronaldo të vendoset në krahun e majtë dhe Federico Bernardeschi në të djathtë./ORAinfo/

Komento: