Ylli i madh shkëputë kontratën me Milanin, transferohet atje ku pak kush priste

17:27 | 30 Korrik 2019

Lucas Biglia, mund të përfundojë kontratën e tij në Milano me pëlqimin e ndërsjellë për të provuar një aventurë të re në Serie A me Genoa.

Sipas Sky Sport Italia, trajneri i ri i Genoa, Aurelio Andreazzoli është i bindur që Biglia do të shkëlqejë në Marassi dhe do të rigjallërojë karrierën e tij pas një dy vitesh të vështirë,përcjell ORAinfo.

Argjentinasi po shqyrton një kontratë dy vjeçare me mundësi për një sezon të tretë. Sidoqoftë, për të bërë këtë veprim, ai së pari duhet të ndërpresë marrëveshjen e tij aktuale me Milanin./ORAinfo/

Komento: