Radamel Falcao pritet të largohet këtë verë nga Monaco.
Kampioni i Turqisë, Galatasaray, është favorit për të siguruar shërbimet e sulmuesit kolumbian Radamel Falcao, përcjellë “L’Equipe” të martën.
Ekipi turk i ka ofruar Falcaos kontratë trevjeçare. Kolumbiani pritet të largohet nga Monaco, me të cilin ekip ka kontratë deri vitin e ardhshëm.
Për kartonin e tij, Galatasaray është i gatshëm të paguajë dëmshpërblim deri në dhjetë milionë euro.
Falcao edicionin e shkuar realizoi 15 gola në 33 ndeshje në Ligue 1. Te Monaco është transferuar në vitin 2013, kurse karrierë në Evropë ka bërë edhe tek Atletico Madridi, Manchester Unitedi e Chelsea.
Pos Galatasarayt, interesim për Falcaon ka treguar edhe Valencia.