Ronaldo jep “dritën e gjelbër”, e do këtë lojtar te Juve

22:30 | 30 Korrik 2019

Ronaldo e do në Juve yllin e Manchester United.

Juventus janë të gatshëm të hapim bisedimet me Manchester United për transferimin e Romelu Lukakut.

Drejtuesit e ‘Bianconerëve’ kanë pyetur Cristiano Ronaldon nëse duhet ta transferojmë Romelu Lukakun nga Manchester United.

Mediet raportojnë se portugezi ka dhënë dritën e gjelbër, duke e mirëpritur këtë transferim.

‘Djajtë e Kuq’ janë të gatshëm të heqin dorë nga Lukaku, nëse ndonjë skuadër ofron deri në 80 milionë euro.

Juventus për të afruar negociatat, janë të gatshëm të përfshijnë Paulo Dybalan dhe Mario Mandzukicin në ofertë.

Për Lukakun ka pasur interesim nga Interi, por ‘neroazurët’ po refuzojnë të paguajnë shumën e kërkuar nga Manchester United.

Komento: