Pacolli thotë se Kosova nuk do t’i pranoj pasaportat që ka lëshuar Rusia për banorët ukrainas

09:49 | 06 Gusht 2019

Pacolli ka thënë se Kosova nuk do t’i pranojë pasaportat që ka lëshuar Rusia për banorët ukrainas.

Behgjet Pacolli ka bërë thirrje që Rusia të ndaloj politikën e saj kundrejt Ukrainës.

Ministri i jashtëm në detyrë, Behgjet Pacolli ka bërë thirrje që Rusia të ndaloj politikën e saj kundrejt Ukrainës.

Përmes një postimi në Tëitter ai bën të ditur që Kosova nuk do t’i pranoj pasaportat që ka lëshuar Rusia për banorët e dy qyteteve në Ukrainë.

“Kosova nuk i pranon të ashtuquajturat pasaporta që lëshon Rusia për qytetarët e Donetskut dhe Luhanskut në Ukrainë. Kosova përkrah fuqishëm sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës. Rusia duhet të ndaloj ndërhyrjen e paligjshme në Ukrainë dhe të largoj trupat e saj nga aty” shkruan Pacolli në Tëitter.

Komento: