“Çmendet” gjiganti evropian, ofron 70 milionë për Dybala

21:00 | 06 Gusht 2019

Tottenham Hotspur, ka bërë një ofertë prej 70 milion eurosh për Paulo Dybala.

Sipas një raporti këtë mbrëmje nga Sky Sport Italia, klubi londinez ka bërë një ofertë zyrtare për 70 milion € dhe Juve janë të prirur të pranojnë,përcjell ORAinfo.

Sidoqoftë, La Joya ka bllokuar tashmë një shkëmbim me sulmuesin e Manchester United, Romelu Lukaku sepse nuk dëshiron të bashkohet me klubin e Old Trafford.

Ai mund të mendojë ndryshe për Tottenham, sepse menaxheri i tyre Mauricio Pochettino është nga Argjentina dhe tashmë ishte raportuar gjatë fundjavës që e kishte thirrur Dybala personalisht./ORAinfo/

Komento: