
Ibrahimovic është akoma në top formë.
Zlatan Ibrahimoviç beson se ai mund të luante akoma në Premier League dhe se do të kthehej në Manchester United nëse do të kishin nevojë për të,përcjell ORAinfo.

“Mund të luaja lehtë në Premier League, kështu që nëse United ka nevojë për mua, unë jam këtu”, tha ai.
“Por Galaxy tash më ka mua, kështu që më vjen keq. Unë bëra punën time në Evropë. Më pëlqeu, kam 33 trofe që solla me vete këtu dhe shpresoj se mund të marr diçka këtu. Dhe atëherë do të shohim se ku mbaron aventura “, ka thënë Ibra.
United sigurisht që mund të kishte bërë me avantazhin e Ibrahimovic gjatë fundjavës pasi skuadra e Ole Gunnar Solskjaer pësoi në një humbje 2-1 në shtëpi ndaj Crystal Palace./ORAinfo/