Tare ia tregon derën yllit të madh

10:59 | 28 Gusht 2019

Lazio do të shesë lojtarë.

I solli me shumë bujë, por tashmë Igli Tare ka nisur të “spastrojë” Lazion nga shqiptarët.

Drejtori sportiv i të kaltërve ka nisur punën për të hequr elementët e padobishëm nga skuadra, mes të cilëve edhe një shqiptar. Bëhet fjalë për Riza Durmisin.

Lojtari me origjinë shqiptare por që përfaqëson Danimarkën nuk bën pjesë në planet e trajnerit Inzaghi dhe Tare ka nisur punën për t’i gjetur një skuadër të re.

Turqia u duk se do të ishte e ardhmja e tij, por ende mbetet në ajër. Përveç Durmisit, edhe Wallace, Casasola, Minala dhe Anderson janë gjithashtu afër lamtumirës.

Komento: