
Beppe Marotta, ka përsëritur që Mauro Icardi nuk është pjesë e planeve të skuadrës së parë të Interit dhe është ‘optimist’ për transferimin e Alexis Sanchez.
Gruaja e agjentit të Icardi, Wanda Nara njoftoi në televizionin kombëtar gjatë fundjavës se burri i saj po qëndronte në Inter, pavarësisht se u injorua nga shefi Antonio Conte,përcjell ORAinfo.

Kjo bëri që Marotta dhe Presidenti Steven Zhang të informonin edhe njëherë sulmuesin se ai nuk kishte vend në projektin e klubit gjatë një takimi të martën.
“Gjithçka është në rregull,” i tha ai Sky Sport Italia.
“Pozicioni ynë mbetet i njëjtë.”
Ish menaxheri i përgjithshëm i Juventusit më pas u pyet për Sanchez, i cili do të arrijë të marrë hua nga Manchester United.Unë jam gjithmonë optimist” , u shpreh ai./ORAinfo/