Giampaolo ndryshon formacionin pas humbjes së turpshme ndaj Udineses

12:19 | 28 Gusht 2019

Ky do të jetë formacioni i Milanit, pas ndeshjes së tmerrshme ndaj Udineses.

Milani u mposht ndaj Udineses në udhëtim në xhiron e parë në Serie A.

Kuqezinjtë e patën një ndeshje për t’u harruar teksa nuk e regjistruan asnjë goditje në portë gjatë 90 minutave, shkruan Indeksonline.

Sipas “Gazetta Dello Sport”, Giampaolo ka vendosur ta heqë sistemin 4-3-1-2, pas fillimit katastrofik kundër Udineses. Sidoqoftë, në vend të 4-3-3, ai do të zgjedhë 4-3-2-1.

Lojtarët, Piatek dhe Suso me shpresë do të përfitojnë nga ndryshimi. Polaku do të fillojë përpara si zakonisht, ndërsa Spanjolli do të luajë pas tij së bashku me Calhanoglu.

Komento: