Milan dhe Juve në “luftë” për talentin e madh

14:07 | 28 Gusht 2019

Juventus dhe Milani, thuhet se janë të interesuara për sulmuesin e Arsenalit dhe Anglisë 17 vjeçarin, Sam Greenwood.

Sipas The Sun, të dy klubet dërguan skautë për të parë Greenwood në Kampionatin Evropian U- 17 më herët gjatë verës, përcjell ORAinfo.

Megjithë eliminimin e Anglisë në fazën grupore, 17-vjeçari shënoi tre gola për vendin e tij.

Ai është kryesisht një sulmues i djathtë, edhe pse mund të luajë gjithashtu si një qendërsumues ose një sulmues i dytë.

Gazeta vazhdon të shpjegojë se Juve e duan atë, ndërsa Drejtori i Përgjithshëm i Milanit, Ivan Gazidis e njeh mirë lojtarin nga koha e tij në Arsenal./ORAinfo/

Komento: