Lëndohet rëndë alpinistja Uta Ibrahimi, përfundon në spital

15:54 | 28 Gusht 2019

Është lënduar alpinistja, Uta Ibrahimi.

Alpinistja Uta Ibrahimi është plagosur në pjesën e këmbës teksa po ngjitej në malin e Rragamit në Parkun Kombëtar të Valbonës, bën të ditur “Standard”-i.

Mësohet se alpinistja ka qenë duke u ngjitur së bashku me alpinistin Aurel Duka në një faqe shkëmbore, ku është shkëputur nga mali një gur, i cili i ka rënë në këmbë alpinistes’, duke i shkaktuar lëndime serioze, përcjell albinfo.ch.

Në këto momente një grup alpinistësh, banorë të zonës dhe një grup nga emergjenca civile ndodhen në vendin e ngjarjes, ndërsa po transportojnë alpinisten drejt lagjes ”Kukaj” në Vlabonë, aty ku ndodhet ambulanca dhe shërbimi mjekësor.

Komento: