
Reali siç duket ka hequr dorë nga Pogba.
Real Madrid vijon të punojë për të forcuar mesfushën. Me tentativat e dështuara me Paul Pogba që nuk u la i lirë nga Manchester United, gjiganti spanjoll ka hedhur sytë diku tjetër.

Sipas “Mundo Deportivo”, Bruno Fernandes është vënë në krye të listës së dëshirave të teknikut, Zinedine Zidane. Portugezi ka zhvilluar një sezon fantastik në radhët e Sportingut të Lisbonës, çka ka ngjallur interesin e Realit të Madridit.

Gjithsesi, pengesa për të arritur te lojtari është çmimi i lartë që portugezët kërkojnë. Plot 70 milionë euro për ish-lojtarin e Sampdorias, Novarës dhe Udineses i duhen Realit për ta marrë në “Santiago Bernabeu”, shifër që për momentin Florentino Perez nuk është i gatshëm ta paguajë.