
Ousmane Dembele nuk pritet të largohet nga Barcelona.
Edhe pse vlerësohet si çelësi i kthimit të Neymarit në Barcelonë, Ousmane Dembele duhet se nuk do të largohet nga Camp Nou.
Menaxheri i Ousmane Dembele, Moussa Sissoko, ka këmbëngulur se anësori i Barcelonës nuk do të jetë pjesë e marrëveshjes për kthimin e Neymarit në La Liga.
Sissoko e thotë me bindje se Dembele është plotersisht i përkushtuar për ta kaluar sezonin e tretë në Camp Nou.
Sipas gazetës franceze L’Equipe, Barcelona dhe PSG-ja janë duke i vazhduar bisedimet nga distanca pas takimit të së mërkurës në Paris, ku të dy palët i shtruan propozimet e tyre dhe tentuan ta arrinin një marrëveshje.
Sipas të përditshmes franceze, oferta më e fundit e Barçës është 130 milionë euro, plus Ivan Rakitic, si dhe huazimi i Dembeles për një sezon.
Lajmi është mohuar menjëherë nga agjenti i ish-yllit të Dortmundit.
“Ousmane qëndron në Barcelonë 100%”, tha Sissokos për TF1.
“Nuk ka shanse që ai të largohet. Ai dëshiron dhe do të ketë sukses në Barcelonë”, shtoi ai.