Heq dorë Juventus, Icardi pritet të transferohet atje ku nuk e priste askush!

22:33 | 28 Gusht 2019

Mauri Icardi ende nuk e ka të qartë se cilën fanellë do ta vesh sezonin e ri.

Sky Italia raporton se kanë mbetur vetëm dy zgjidhje për Mauro Icardi, pasi dritarja e transferimeve po i vjen fundi, përcjell ORAinfo.

Sipas këtij mediumi, Inter janë duke bërë gjithçka munden për ta shitur sulmuesin.

Raporti thotë se dy opsionet për Icardi në treg janë Napoli dhe Monaco. Kjo pasi Juventus ka hequr dorë nga sulmuesi argjentinas.

Sidoqoftë, para së gjithash, argjentinasi duhet të pranojë të largohet nga Interi, pasi ai nuk është pjesë e projektit. /ORAinfo/

Komento: