Përfundon “telenovela”, këtë fanellë do ta vesh Kessie

09:29 | 29 Gusht 2019

Franck Kessie, duket se do të mbetet në AC Milan ani pse Monaco ishte i interesuar për të.

E ardhmja e Kessie ka qenë subjekt i spekulimeve intensive ditët e kaluara mes raporteve të interesit nga ana ekipi i Ligue 1,përcjell ORAinfo.

Edicioni i së hënës i il Corriere della Sera raportoi se e ardhmja e Kessie në Milano është “akoma për t’u vendosur”.

Gianluca Di Marzio pretendon se Monaco në vend të Kessie ata po mbyllin një lëvizje për Tiemoue Bakayoko.

Bakayoko natyrisht e kaloi sezonin e kaluar si huazim në Milano, i cili kishte mundësinë ta nënshkruante përgjithmonë për 35 milion €, por kurrë nuk zgjodhi ta ushtronte atë./ORAinfo/

Komento: