ZYRTARE: Ylli i Milanit transferohet në Belgjikë

14:42 | 29 Gusht 2019

Sulmuesi i Milanit, Frank Tsadjout është larguar nga klubi për t’u bashkuar me skuadrën belge Charleroi me një hua sezonale me mundësi blerjeje.

Tsadjout shënoi 26 gola në 73 paraqitje për ekipin e Primavera të Milanit dhe u thirr në ekipin e parë në disa raste sezonin e kaluar, përcjell ORAinfo.

Sidoqoftë, 20-vjeçari tani do të vazhdojë zhvillimin e tij me Charleroi, i cili së fundmi humbi sulmuesin ,Victor Osimhen në Lille./ORAinfo/

Komento: