Pasi mori Neymarin, Barcelona afër marrëveshjes me talentin e madh

17:24 | 29 Gusht 2019

Barcelona nuk po ndalet me transferime.

Klubi katalanas është pranë një transferimi të një 16-vjeçari, pasi ata janë në bisedime të avancuara me Las Palmas për Pedro Gonzalez Lopez, i cili njihet ndryshe si ‘Pedri’.

Largimi i të riut nga Las Palmas mund të ndihmojë situatën delikate ekonomike të klubit, dhe ndërsa klauzola e lirimit të tij është 30 milionë euro, por ata do të ishin të gatshëm të shesin për një tarifë rreth gjashtë milion euro.

Presidenti i Las Palmas, Miguel Angel Ramirez tha se Pedri mund të jetë një nga lojtarët që do largohet nga ‘Gran Canaria Estadio’, veçanërisht pasi ata përpiqen të zgjidhin financat e tyre, përcjell lajmi.

“Ne kemi ofruar për Pedrin dhe tani po presim, pavarësisht nëse është koha për të shitur,” tha Ramirez.

“Tani është koha për të dhënë përparësi kontrollit ekonomik”.

Barcelona tashmë ka arritur një marrëveshje me Pedrin, kështu që e vetmja gjë që mungon është Katalanasit që të bien dakord për një tarifë me Las Palmas.

Komento: