Inter zyrtarizon lojtarin e madh

21:56 | 29 Gusht 2019

Edhe zyrtarisht Alexis Sanchez është lojtar i ri i Interit.

Ai ka kaluar në Itali në formë huazimi nga Manchester Unitedi për një sezon.

Sipas shumë raportimeve, Interi është pajtuar të paguajë pjesën e pagës së lojtarit, pesë milionë euro, ndërsa 12 milionë euro do t’i paguajë Unitedi.

30-vjeçari në të kaluarën ishte pjesë e Serisë A. Ai ishte pjesë e Udineses mes viteve 2007-2011.

Komento: