“Bomba” e ditës: Rodriguez po transferohet në Milan?

09:54 | 30 Gusht 2019

Pas dështimit për të nënshkruar me Angel Correa nga Atletico Madrid, e cili refuzoi të ulë kërkesat e tyre për lojtarin, Milan mund të zgjedhë James Rodriguez në vend që të zgjidhte problemet e tyre sulmuese.

Sipas Alfredo Pedullës, kolumbiani u është ofruar kuqezinjve në fillim të kësaj vere, dhe në ditët e fundit të dritares së transferimit Milani mund të shfrytëzojë rastin, përcjell ORAinfo.

Giampaolo u ka bërë të ditur drejtuesve të Milanit se e dëshiron me çdo kusht një sulmues me cilësi të larta në klub dhe këtë kërkesë të tij, drejtuesit e klubit pritet të realizojnë.

Kujtojmë se Milani ka nisur keq në ndeshjen e parë në Serie A, duke u mposhtur nga Udinese me rezultat 1:0. /ORAinfo/

Komento: