Ylli i madh largohet nga Milani, do të befasoheni me skuadrën e tij të re

15:23 | 30 Gusht 2019

Milani duket se do të përballet edhe me një largim.

Torino humbi shansin për të luajtur në grupet e Europa League pasi u eliminua nga Ëolverhampton në play off por kjo nuk i ndal drejtuesit për të përforcuar ekipin në merkato.

Trajneri Mazzarri ka nevojë për lojtarë anësore dhe emri i duhur për skemat e tij është Diego Laxalt për të cilin u arrit akordi me Milanin.

Kuqezinjtë pranuan 500 mijë euro për huazimin këtë vit të uruguaianit i cili mund të bëhet përfundimisht sezonin e ardhshëm lojtar i Torinos për 11. 5 milionë euro.

Diego Laxalt gjatë karrierës së tij ka veshur edhe fanellën e Interit dhe Genoas në Serie A.

Komento: