
Neymar duket se do të vazhdojë të jetë pjesë e PSG-së.
Kampionët e La Ligas kanë vendosur të refuzojnë kundërofertën e PSG-së, për Neymar.
Barcelona në ditët e fundit i ka ofruar PSG-së tre lojtarë dhe 130 milionë euro për yllin brazilian.
Skuadra franceze kishte refuzuar këtë ofertë, por i kishte dhënë një propozim tjetër Barcelonës, i cili nuk është pranuar as nga skuadra spanjolle.
Sipas ‘MundoDeportivo’, ky propozim i PSG-së duket i parealizueshëm për Barcelonën në aspektin ekonomik.