Pasi u mbyll dritarja e transferimeve, ky është plani i ri i drejtuesëve të Milanit

22:12 | 03 Shtator 2019

Mbrëmë është mbyllur afati i transferimeve të verës në Serie A.

Milan ka qenë mjaftë aktiv në këtë afatë duke bërë disa transferime të mëdha.

Ndërsa tani pasi afati i transferimeve është mbyllur, drejtuesit e Milanit po mendojnë për fillimin e rinovimit të kontratave për lojtarët që i ka për që disa vite në ekip, përcjell ORAinfo.

Tuttosport raporton se një nga pikat kryesore në agjendën e Milanit është rinovimi i kontratave.

Milan pritet të rinovojë kontratën me portierin 20 vjeçar Gianluigi Donnarumma.

Italiani ka bërë 166 paraqitje në ekipin e parë për skuadrën që nga debutimi në moshën 16 vjeçare.

Kontrata e Donnarummas skadon në qershor 2021 dhe lojtari është i prirur të rinovojë, pasi refuzoi lëvizjet nga klubet e interesuara të tilla si Paris Saint Germain këtë verë dhe riafirmoi angazhimin e tij për kuqezinjtë.

Një tjetër lojtar që do të nënshkruajë rinovimin e kontratës është mesfushori 30-vjeçar italian Giacomo Bonaventura.

Lojtari ka bërë 152 paraqitje për skuadrën milaneze që nga arritja në 2014, duke shënuar 31 gola dhe asistuar 16 në atë kohë.

Kontrata e tij skadon në qershor 2020 dhe në javët në vijim do të takohet me menaxhmentin e klubit për të diskutuar një zgjatje për ta mbajtur atë në Milano. /ORAinfo/

Komento: