
Paris Saint Germain ka arritur që në minutat e fundit të transferimeve ta zyrtarizojë blerjën e Mauro Icardit.
Tani janë zbuluar edhe detajet e reja të transferimit të sulmuesit argjentinas.
Sipas raportimeve të la Gazzetta dello Sport, Mauro Icardi ka lidhur kontratë me Paris Saint Germain deri në vitin 2024 për rreth 8 milionë euro plus shpërblime në sezon, përcjell ORAinfo.

Nëse pala pariziane vendosë të blejë lojtarin për 70 milionë pas shqiptimit të kredisë një sezonale, këto janë shifrat dhe kohëzgjatja e bashkangjitur në marrëveshje.
Ish-sulmuesi i Interit është larguar nga Italia për në Francë pasi marrëdhëniet e tij me drejtuesit e Interit u bënë të pakalueshme sezonin e kaluar. /ORAinfo/