
Mauro Mandzukic nuk është pjesë e listës së Maurizio Sarrit për ndeshjet e Ligës së Kampionëve.
Kjo ka bërë që sulmuesi kroat t’i përgatis valixhet.
Corriere dello Sport raporton se Mario Mandzukic është duke përgatitur lamtumirën e tij me Juventusin qysh në janar, përcjell ORAinfo.

Sulmuesi 33-vjeçar ka të ngjarë të bëjë transferimin në Kinë, të cilët tashmë po regjistrojnë interesin e tyre në Mandzukic.
Sulmuesi kroat ishte kërkuar nga disa ekipe këtë verë, por në fund ai mbeti në Juventus. /ORAinfo/