
E njohim për rolin e saj të Deuzës në serialin hit “Kloni”. Aty paraqitet si një femër e zakonshme e cila nga dëshira e madhe për tu bërë nënë, pranon që të bëjë një fëmijë me anë të fekondimit arificial.
Por në jetën reale brazilanja Adriana Lessa, zotëron disa profesione, shkruan rtv21. Ajo përveç se aktron është edhe moderatore, këngëtare dhe valltare.
Aktorja ka befasuar ndjekësit në rrjetet sociale me një fotografi ku duket bionde. Adriana ka lindur më 1 shkurt të vitit 1971.
Para se të bëhej aktore ishte edhe sportiste, në vitin 1986 luante volejboll për ekipin e qytetit Guarulhos. Nga viti 2006 deri në vitin 2008 , ajo prezantoi një program me Nelson Rubnes dhe Iris Stefanelli.

Pasi që moderoi në TV dhe pas serial Klonit , Adriana krijoi një web për të pasur me të lehtë të komunikojë me audiencën.
Në vitin 2002 , ajo u paraqit si këngëtare ku këndoi me grupin Hiillsong ku bëri duet më njërin nga vokalistët. Adriana është barzilianja e vetme që ka marrë pjesë në mjuzikëllin Folies Bergere në Las Vegas.

Nuk ka shumë të dhëna për jetën e saj personale por sa i përket asaj profesionale po duket të jetë mjaft e sukseshme.

E edhe pse ka kanë kaluar më shumë se 17 vjet nga xhirimet e serial “Klonit” ajo sërish duket në formë dhe me linja perfekte.
