
Mesfushori i Monacos, Cesc Fabregas ka zbuluar se Real Madrid u përpoq ta nënshkruajë dy herë në karrierën e tij.
Ish-lojtari i Arsenalit, Chelsea dhe Barcelona, Fabregas ka fituar shumë herë Premier League dhe gjithashtu ka fituar shumë herë La Liga. Përveç kësaj, mesfushori ka fituar edhe Kupën e Botës dhe Euro.
Në një intervistë të fundit që ai i dha AS në Spanjë, Fabregas zbuloi se Los Blancos iu afruan jo një herë, por dy herë.
“Unë kisha kontakte me Perez dhe Calderon për t’u transferuar te Real Madrid. Ata më thirrën më shumë se një herë ose dy herë. Kur ata e bënë atë për herë të parë isha shumë i ri, isha 18 vjeç dhe ata më ofruan një rrogë shumë të rëndësishme , por u ndjeva i identifikuar në Arsenal”, tha ai, përcjell ORAinfo.

“Unë nuk mund të largohesha. Por gjithmonë do të jem mirënjohës ndaj Madridit për mënyrën sesi më trajtuan. Në moshën 23 vjeç u lëndova dhe ata më dërguan një letër shumë të bukur. Më pëlqen interesimi, por pata ëndrrën të luaja në Barcelona dhe shkoi mirë”, tha lojtari. /ORAinfo/